Tirana Friendly WiFi
Tirana
Friendly WiFi

Nisma “Tirana Friendly Wi-Fi”, e cila vjen si bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës dhe zyrës së UNICEF në Shqipëri, mundëson përdorimin e internetit falas, të filtruar nga informacioni i dëmshëm dhe i paligjshëm online, për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre.
Bashkia e Tiranës, është e para Bashki në rajon, që tashmë zotëron çertifikatë, për të ofruar “Friendly Wi-Fi”.
Tirana Friendly Wi-Fi është:
- Një alternativë e lehtë për t’u përdorur dhe që filtron materialet e papërshtatshme;
- Një simbol i njohur ndërkombëtarisht çertifikimi;
- Është i sigurt, i besueshëm dhe i shpejtë;
- I mbron fëmijët nga pornografia dhe materiale të tjera të dëmshme për ta.
Ju duhet të përdorni “Tirana Friendly Wi-Fi”sepse:
- interneti po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në jetën e fëmijëve;
- interneti është një mjet i fuqishëm, që ndikon rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve;
- Wi-Fi është duke u përhapur me shpejtësi, gjendet kudo dhe shpesh është falas;
- në vend të "kontrollit të fëmijës", ne ju ofrojmë një mundësi filtrimi "miqësore për fëmijët dhe familjet”në mjediset e Parkut të Liqenit.