Lajme

  • Posted on: 29 July 2020
  • By: unicef

BiblioTech nis rrugëtimin, së shpejti pranë komuniteteve tuaja!

 

Në mjediset e bibliotekës “Musine Kokalari” u zhvillua këtë të enjte, një takim informues me stafet e disa prej bibliotekave të Tiranës dhe njësive administrative, UNICEF në Shqipëri dhe Bashkisë me qëllim informimin e tyre lidhur me programin më të ri “BiblioTech”.

“BiblioTech” është një nismë të Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e UNICEF në Shqipëri, e cila synon të shndërrojë katër prej bibliotekave të kryeqytetit, në mjedise të posaçme për fëmijë dhe të rinj, të apasionuar pas Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Bibliotekat “Hamit Beqja”, “Misto Treska”, “Musine Kokalari” dhe “Aleksander Moisiu” do të nxisin edukimin digjital, sigurinë online, si dhe aftësimin në fushën TIK. Mjediset e bibliotekave dhe këndet e posaçme teknologjike do të jenë të hapura për startups, inkubatorë dhe aktivitete të ndryshme inovatore për fëmijë e të rinj.

Ekipi i Qendrës Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm (ASDO) zbatues të iniciativës, prezantuan konceptin, aktivitetet, pajisjet në dispozicion të këtyre hapësirave, përdorimin e tyre, si dhe sigurinë e një shërbimi internet miqësor për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë.

Gjatë takimit u diskutuar rreth përfshirjes së komunitetit në aktivitetet e bibliotekave dhe këndeve “tech”, tematikave të ndryshme që këto hapësira do të mirëpresin, aktiviteteve për të rinjtë e apasionuar pas TIK-ut dhe inovacionit, si dhe rëndësisë së një shërbimi internet të sigurt “Friendly WiFi” të filtruar nga materialet abuzive dhe pornografisë me të rritur.

Të pranishmit u njohën me tepër me programinnëbashkëbisedim me organizatorët e aktivitetit, ndërkohëqënë të katërt BiblioTech-at do të ketë manual përdorimi, orientuese lidhur me pajisjet teknologjike që janë vendosur në to.Ekipi i ASDO-s do të jetë në vazhdimësi pranë tyre për të orientuar, mbështetur dhe ndihmuar frekuentuesit e “BiblioTechs”.

Për më shumë informacion rreth nismës, ju lutem kontaktoni: info@asdo.al