Lajme

  • Posted on: 26 October 2020
  • By: unicef

Përurohet “BiblioTech”, nisma më e re e Bashkisë së Tiranës dhe UNICEF Shqipëri


Në mjediset e një prej bibliotekave lokale më të frekuentuara të kryeqytetit  u inaugurua “BiblioTech”, iniciativa e radhës së Bashkisë Tiranë dhe UNICEF Shqipëri, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për fëmijë e të rinj me pasion Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.

 

Së bashku me nisma të tjera paralele për edukimin, trajnimin dhe informimin e brezit të ri për sigurinë online, inovacionin, programimin, kodimin dhe TIK-un në përgjithësi, katër biblioteka të Tiranës: “Musine Kokalari”, “Misto Treska”, “Hamit Beqja” dhe “Aleksandër Moisiu” janë kthyer në qendrat e para pilot me laboratorë të mirëfilltë teknologjikë.

 Në aktivitetin përurues në bibliotekën “Misto Treska”, të hënën e 19 tetorit, ishte i pranishëm kryebashkiaku z.Erion Veliaj, përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Dr Roberto de Bernardi, drejtues të nismës “BiblioTech”, startup-e, fëmijë e të rinj dhe përfaqësues të njësive administrative.

 Kryetari i Bashkisë , Z. Veliaj vlerësoi se theksoi në  fjalën e tij  se BiblioTech-at po çelin fazën e një historie suksesi, ndërsa shtoi se investimi në dije i ka bërë jo rrallë herë Bashkinë e Tiranës dhe UNICEF-in.

 “Uroj që të katër biblioTech-at të kenë sukses dhe të sjellin produktet e para. Me një mentor dhe me grupe të vogla mund të kete me shumë produktivitet dhe të gjithë së bashku mund të kapim revolucionin e katërt, atë digjital”, u shpreh Veliaj.

 “Nga studimi ynë mbi përvojat e fëmijëve në internet, ne e dimë që ka një hendek të konsiderueshëm në aftësitë digjitale mes fëmijëve dhe prindërve në Shqipëri, ku një prind shqiptar ka të njëjtat aftësi digjitale të një 12-vjeçari. Hub-et “BiblioTech” janë hapësira fizike për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë dixhitale dhe të sigurisë onlinë të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, aftësi këto thelbësore të shekullit 21. Ne jemi të lumtur që në këtë nismë jemi përsëri së bashku me Bashkinë Tiranë për t’u mobilizuar rreth fëmijëve dhe të rrinjve që janë gjithnjë një hap përpara nesh”, tha përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Dr Roberto De Bernardi.

Friendly Wi-Fi edhe në BiblioTech-a!

Një pikë shumë e fortë e BiblioTech-ave është edhe mjedisi i sigurt online, falë filtrave të Friendly Wi-Fi, një nismë tjetër globale, që Bashkia e Tiranës e ka përqafuar shpejt. Fëmijët e të rinjtë që do të frekuentojnë “BiblioTech-at” do të jenë të mbrojtur nga pornografia online dhe shfaqja e imazheve të papërshtatshme në rrjet.

BiblioTech-at e Tiranës, janë të parat mjedise të mbyllura nëShqipëri që ofrojnë Friendly Wi-Fi, ndërsa, deri më tani e kanë çuar në nëntë në total, hartën e zonave që ofrojnë internet të sigurt në vend. Nëpër “BiblioTech-a” herë pas here do të zhvillohen  sesione informuese rreth sigurisë online, bullizmit kibernetik, mbrojtjes dhe reagimit të shpejtë në rast sulmesh online dhe abuzimesh ndaj të miturve.

Si do të jetë organizimi  nëpër “BiblioTech-a”?

Një kalendar trajnimesh për fëmijë e të rinj për sigurnë online, kodim, ëeb, robotikë, programim e shumëaftësit të reja që kanë lidhje me teknologjinë do të jenë fokusi i punës në BiblioTech.

Ekspertët më të mirë vendas do të orientojnë dhe udhëzojnë nxënës të 9-vjeçareve dhe gjimnazistë të shkollave teknike dhe të përgjithshme për të kuptuar gjithnjë e më shumë për TIK-un, për sigurinë dhe mbrojtjen online si dhe do të asistojnë në krijimin e produkteve të para teknologjike duke përdorur pajisjet moderne të instaluara pranë BiblioTech-ave.

Mjediset e BiblioTech-ave do të shfrytëzohen edhe për zhvillimin e sesioneve informuese dhe aktiviteteve nga më të ndryshme në dobi të komuniteteve, gjithnjë me synim trajtimin e temave mbi teknologjinë.

Stafet e BiblioTech-ave do të kujdesen maksimalisht për respektimin e standardeve të sigurisë për të parandaluar përhapjen e COVID19, duke higjienizuar mjediset dhe duke instruktuar dhe kontrolluar frekuentuesit për ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave.