Të Reja

Shënoje në kalendar datën 18 Korrik 2019 - Lojëra, muzikë, animim dhe plot aktivitete ndërgjegjësuese! Eja edhe ti në "Tirana Friendly Wi-Fi: Për fëmijët dhe familjen" UNICEF Albania Bashkia e Tiranës Friendly Wi-Fi Albania #FriendlyWiFiAlbania #jamisigurtonline #iamsafeonline

Tiranë, 18 korrik 2019 – UNICEF dhe Bashkia Tiranë përuruan pikën e re të aksesit të internetit të sigurt “Friendly Wi-Fi” në zonën e pedonales “Murat Toptani”. Kjo është pika e dytë në qytetin e Tiranës, ku fëmijët dhe familjet mund të aksesojnë internet të sigurt, pa u shqetësuar se mund të hasin në rrjet përmbajtje të papërshtatshme. Pika e parë e aksesit, e cila ndodhet në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, u përurua në muajin prill. 

Lojë ndërvepruese për të ndërgjegjësuar fëmijët nga rreziqet që hasin në internet. Loja është ndërtuar në kuadër të programit "Këshilluesit e vegjël për Sigurinë Online", zbatuar nga Autoriteti Kombetar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) me mbështetjen e UNICEF Shqipëri dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Për më shumë klikoni në linkun: http://ichild.cesk.gov.al/

Tirana do të jetë qyteti i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të ofrojë një mjedis online miqësor për fëmijët dhe familjet. Bashkia e Tiranës, UNICEF dhe Albtelecom prezantuan dje nismën “Friendly Wi-Fi”, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, një shërbim i certifikuar, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme dhe pornografia.